Aktualitet

Kryeministri i Armenisë dhe familja e tij infektohen me Covid-19





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:41 - 01/06/20 |
mapo.al

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinian, dhe katër anëtarë të familjes së tij kanë dalë pozitivë në testet për koronavirus. “Fatkeqësisht, rezultatet e testeve tona janë pozitive”, tha Pashinian gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë në Facebook.


Pashinian, 45 vjeç, jeton me gruan dhe tri vajzat e tyre, ndërsa djali shërben në ushtri dhe nuk jeton me familjen. Kryeministri tha se nuk ka simptoma, por ka vendosur të testohet pasi ka planifikuar një vizitë te trupat ushtarake.


Ai është vetëizoluar në rezidencën e tij dhe se do të vazhdojë ta udhëheqë qeverinë nga atje.


Që nga shpërthimi i koronavirusit në Armeni në muajin mars, ky vend ka identifikuar mbi 9,400 raste të të infektuarve dhe 139 viktima.



Etiketa: , , ,

Pas