Aktualitet

Kryeministri i Malit të Zi: S’do e pranoja kurrë pavarësinë e Kosovës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:17 - 07/03/21 |
mapo.al

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, ka deklaruar se sikur ai të kishte qenë në krye të qeverisë malazeze në vitin 2008,  kurrë nuk do ta kishte njohur pavarësinë e Kosovës.






Në një intervistë për gazetën serbe “Blic”, Krivokapiq tha se çështja e Kosovës për një pjesë të banorëve është çështje emotive dhe se ata mendojnë se ajo është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë.


“Kjo pjesë e njerëzve tanë do të mendojnë ashtu, pa marrë parasysh çfarë do të jetë në fund marrëveshja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Nëse do të kisha qenë unë kryeministri i Malit të Zi, në kohën kur Mali i Zi ende nuk e kishte njohur Kosovën, kurrë nuk do të isha pajtuar që ajo të ndodhte. Por gjithçka ka përfunduar para se të vija unë në qeveri edhe para kësaj qeverie”, – u shpreh Krivokapiq.







Ai gjithashtu u shpreh se edhe nëse do të merrej sot vendimi për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, qeveria do të binte në seancën e parë parlamentare.




“DPS do të bënte gjithçka për të formuar qeverinë dhe për të marrë të njëjtin vendim për Kosovën përsëri. Gjithçka tjetër është një imagjinatë e bazuar në dëshira”, – tha Krivokapiq.



Risjellim në vëmendje se Mali i Zi e njohu Kosovën si shtet më 9 tetor 2008, 10 muaj pas shpalljes së pavarësisë.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas