SHBA-ja ka vendosur të ndalojë hyrjen në territorin e saj të kryeministrit të Çeçenisë, Muslim Khuchiyev. Njoftimi u bë i ditur në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit. Aty thuhet se ndalim-hyrja për Khuchiyev është zbatuar sipas një ligji që përcakton sanksione kur ka “informacion të besueshëm se zyrtarët e huaj janë përfshirë në korrupsion ose shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut”.
“Departamenti ka informacion të besueshëm se Khuchiyev ishte i përfshirë në akte të torturës,” tha deklarata, shkruan REL.
Edhe gruaja e Khuchijev, Sapiyat Shabazova, gjithashtu u sanksionua.