Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte do të vizitojë të martën Shqipërinë. Kreu i qeverisë italiane do të pritet në një takim nga kryeministri shqiptar Edi Rama. Më pas, Conte do të takohet edhe me kryetarin e PD, Lulzim Basha. Perspektiva europiane, bashkëpunimi mes dy vendeve dhe kriza politike mësohet se do të jenë në fokus të bisedave.
Kjo është vizita e parë e Contes në vendin tonë. Vizita bëhet vetëm pak ditë para vendimit të BE-së për negociatat me Shqipërinë.
Italia ka mbështetur prej kohësh çeljen e negociatave me Shqipërinë, por nga ana tjetër tre vende të tjera të BE, Franca, Holanda dhe Danimarka, vijojnë të jenë spektikë për progresin e vendit tonë, duke propozuar madje edhe shtyrjen e vendimit për vitin e ardhshëm.