Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nuk ka ndjekur të njëjtën linjë si kryeministri Edi Rama për BE-në në takimin që po mbahet mes dy qeverive në Pallatin e Kongreseve.
Ai deklaroi se pavarësisht se Kosovës nuk i janë liberalizuar vizat, nuk duhet patur qasje ofenduese ndaj BE-së.
Hoti gjithashtu mori përgjegjësitë e qeverisë së tij në raport me kushtet e Bashkimit Evropian, duke thënë se Kosova duhet t’i qëndrojë besnike 95 kritereve të plotësuara në 2018-ën.
“Mbetemi vendi i vetëm në rajon pa liberalizim vizash, po mundohemi që gjatë kërkesës tonë të kemi sa më shpejt liberalizimin e vizave. Të mos e shajmë shumë BE, por të tregojmë vendosmërinë tonë për të mbajtur të plotësuara të 95 kriteret që kemi plotësuar në 2018-ën”, tha kryeministri kosovar.
Kryeministri Edi Rama u shpreh në fjalën e tij se mosliberalizimi i vizave me Kosovën është turp për BE-në, si dhe qëndrim i pajustifikueshëm. “As sot nuk arrij të kuptoj ato që thonë”, tha Rama.
LEXO EDHE:
Rama sulmon BE-në: Kosova e paguan me mosliberalizim vizash, Shqipëria me sajesa