Kryeministri i zgjedhur, Albin Kurti do të marrë sot detyrën nga Abdulla Hoti, në një ceremoni, në ora 10:00 ndërsa një orë e gjysmë më vonë do të mbajë mbledhjen e parë të Qeverisë.
Kryeministria në një njoftim për media ka dhënë detaje për axhendën e Albin Kurtit në ditën e parë si kryeministër në mandatin e dytë.
Pas mbledhjes së Qeverisë, Kryeministri do të vizitojë kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Ndërsa, pasdite, ai pritet të takohet me ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.
Axhenda e plotë:
Ceremonia e pranim – dorëzimit të detyrës së Kryeministrit.
Ndërtesa e Qeverisë
Ora: 10:00
Mbahet mbledhja ceremoniale e Qeverisë.
Ndërtesa e Qeverisë
Ora: 11:30
Kryeministri Albin Kurti bën homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
Kompleksi memorial “Adem Jashari”, në Prekaz
Ora-13:00
Kryeministri Albin Kurti do të takohet me ambasadorin e BE-se, z. Tomas Szunyog.
Ndërtesa e Qeverisë
Ora: 14:30