Dy shekuj me parë, një ekonomist prusian i quajtur Hermann Heinrich Gossen, zbuloi nje koncept qe me vone do te shnderrohej ne nje nga ligjet themelore te ekonomiksit. Duke studiuar konsumin, Gossen vuri re se cdo njesi pasardhese konsumi nga i njejti produkt sjell më pak kënaqesi se njesia paraardhese. Koncepti u elaborua më vonë nga Alfred Marshall dhe mori emrin Ligji i Dobise Marxhinale Renese.
Nje individ i mbetur ne shkretetire eshte i gatshem te jape te gjithe pasurine e tij per goten e pare te ujit. Por për goten e dyte do të ishte i gatshem te paguante me pak. Per te treten shume me pak dhe per te katerten, ndoshta nuk do te donte te paguante asgjë. Ligji i dobise marxhinale rënëse mban për cdo gje. Por ka dy raste kur ai bie: paraja dhe pushteti.
Natyra njerezore është e tillë që nuk ngopet asnjehere me paranë dhe pushtetin. Sa më shumë të kesh aq me shume kerkon. Siç tha dikur mjeshtërisht Giulio Andreotti; “Pushteti lodh vetem ata qe nuk e kane.”
Tre dite me parë, kur kryeministri Edi Rama deklaroi nga Rinasi se vaksinat mund të diferencohen fillimisht për personalitetet, shumë menduan se ky ishte nje lapsus. Por këtë të merkure, kryeministri e përseriti serish duke lene të kuptohet se vendimi ishte marre. Qeveria ne fillim do të vaksinoje ata që sipas saj jane personalitete.
Në çdo vend normal të botës, radha e vaksinimit është përcaktuar në menyre strikte. Fillimisht vaksinohet personeli shendetesor dhe azilet, me pas vaksinimi vazhdon sipas kriterit të moshës. Në Italine fqinje, Gjermani, por edhe kudo ne Europë, për të mos lene asnje shteg abuzimi, kur kriteri i moshes është i pamjaftueshem, procedohet sipas rendit alfabetik. Pra çdo hap është i percaktuar në menyre strikte, qe te mos ketë asnjë shteg abuzimi. Dhe këto janë vende, të cilet ne gjirin e tyre kane personalitete te rangut boteror, që kanë dhënë kontribute të jashtezakonshme për njerëzimin.
Por në Shqiperi, qeveria po shpall se ka ndertuar një skemë të sajen për vaksinimin. Me pak fjalë, kryeministri yne po kërkon të bëhet Zot. Tani ai do që të vendose se kush duhet te vaksinohet dhe kush jo. Ose e thene me qarte, kryeministri kërkon të ketë pushtetin për të vendosur se kush duhet të jetoje dhe kush duhet të vdese. Njesoj si Faraonet e Egjiptit të Lashte apo mbreterit sundimtare te Mesjetes në Europe, të cilët besonin se kishin te drejten hyjnore për të sunduar.
Ky është një pushtet i rrezikshem per t’u perqendruar ne nje dore. Çdo skemë vaksinimi pertej kriterit të moshes do të shnderrohet në një tollovi korruptive te paimagjinueshme nga asnje mendje racionale.
Edi Rama është prova me e mire se si pushteti qendron jashte ligjit të Marshallit. Copat e para të pushtetit i provoi si minister kulture. Me pas u bë kryetar i Bashkise më të madhe në vend. Nga aty, u vu në krye të opozites, me pas në krye te shtetit si kryeminister. Por as kjo nuk i mjaftoi. Tepsia nuk e lejonte ta shijonte pushtetin e plotë. Ndaj mori të gjithë timonin. Tani pasi I ka kapur të gjitha të mundshmet e ketij vendi, duke qene njeriu më i pushtetshem në historine e Shqipërisë, pas Enver Hoxhes, kërkon akoma me shume. Ndalesa e radhës është Edi Rama, Zoti i shqiptareve.