Aktualitet

Kryeministri Rama: Ballkani i Hapur ndalon riprodhimin e historisë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:59 - 27/09/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Open ka komentuar situatën e nxehtë mes Serbisë dhe Kosovës, pasi kjo e fundit vendosi reciprocitetin e targave.






Jeni më afër albin Kurti dhe më larg Vucic?


Rama: Nuk kam pasur asnjëherë çështje distancash. Asnjëherë qëndrimet tona në tërësi dhe qëndrimet e mia në vend nuk vënë në qëndrim faktin që mes Kosovës dhe Serbisë ka një çështje të hapur që zgjidhet me njohjen e Kosovës. Për Balkanin e Hapur ka një pjesë që nuk ka dakordësi.







Keni ndryshuar qëndrim ndaj Kurtit?




Rama: Nuk kam pas asnjë qëndrim të kundërt për Kurtin nga ai që kam sot. Ka pasur të bëjë për mosdakodësimin e Balkanit të Hapur për mendimet se është ruso-kinez, se këtu s’ka as rus as kinez.

Lexo edhe :  "Mbajnë peng lëvizjen e lirë"/ Rama sulmon sërish BE për Kosovën: S'kanë turp


Në kufi janë djegur pikat,  ka pas viktima dikur, do shkonit në Beograd të bënit thirrje?

Rama: Po do t’i bëj thirrje. Ajo është një propagandë që në këndvështirmin tim pa asnjë impakt me një qëllim për të afektuar një popullsi të caktuar, kështu që nuk e ndryshon domosdoshmërinë. Sepse Open Balkan eliminon këto lloj dhe ndalon riprodhimin e historisë për arsye të politikës së brendshme dhe i hap rrugë një tjetër qasjeje.

2


Etiketa: ,

Pas