Kryeministri prezanton emrat e ministrave të kabinetit 3. Merr me vete 7 ministra të kabinetit 2. Qeveria do të ketë 4 ministra shteti.
Kthehet Mirela Kumbaro. Erion Braçe siç paralajmëroi nuk është pjesë e kabinetit të ri pasi dha dorëheqjen nga posti i zv/kryeministrit.
Në vend të tij Edi Rama ka emëruar Arben Ahmetaj, ish-ministër për Rindërtimin.
Kabineti i ri qeveritar
Zëvendës kryeministri – Arben Ahmetaj
Ministri për Punët e Jashtme dhe Europën – Olta Xhaçka
Ministri i Mbrojtjes – Niko Peleshi
Ministri i Drejtësisë – Ulsi Manja
Ministri i Punëve të Brendshme – Bledi Çuçi
Ministri i Financave – Delina Ibrahimi
Ministri për Infrastrukturën – Belinda Balluku
Ministri i Shëndetësisë – Ogerta Manastirliu
Ministri i Arsimit – Evis Kushi
Ministri i Kulturës – Elva Margariti
Ministria e Bujqësisë – Frida Krifca
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit – Mirela Kumbaro
Qeveria e re do ketë katër ministra shteti:
Elisa Spiropali – ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin
Edona Bilali – ministre e Shtetit per Mbrojtjen e Sipermarrjes
Bora Muzhaqi – ministre e Shtetit per Rinine dhe Femijet
Milva Ekonomi – ministre e Shtetit per Standardet dhe Sherbimet