Aktualitet

Kryeministrit të Britanisë i ulet temperatura, Johnson në gjendje stabël





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:39 - 08/04/20 |
mapo.al

Kryeministri britanik Boris Johnson, është në gjendje stabël në spital pasi kaloi dy net në terapi intensive. Sipas Daily Mail, kryeministrit i ka rënë temperatura. Kjo është një shenjë e mirë edhe pse ai mbetet nën kontroll konstant nga mjekët më të mirë në vend.


Megjithatë ekziston frika se ai nuk do jetë në gjendje të kthehet në krye të qeverisë edhe për një kohë të gjatë Daily Mail shkruan se ka shqetësime se teksa Johnson ishte në izolim, ai nuk është monitoruar siç duhet.


Po ashtu ka pretendime se rregullat e distancimit social nuk janë respektuar siç duhet.




Etiketa: ,

Pas