Sunday, March 26, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Kryen veprime me numra disa shifrorë, historia e Ermisit, që të gjithë e quajnë gjeniu i matematikë

Një nga televizionet kombëtare i ka kushtuar një emision të veçantë talentit të 13 vjeçarit dhe për Luljetën ky ishte një moment krenarie.

by us er1
26/10/2022
in Personazh, Shqipëria, Sociale, Te Vecanta
0

Në zonën ku banon, të gjithë e thërrasin “gjeniu i matematikës”. Ai mund të shumëzojë, pjesëtojë, mbledhë dhe zbresë lehtësisht një numër me numra dy, tre dhe katërshifrorë, pa pasur nevojë për një makinë llogaritëse. Ndërsa ti e pyet, ai e ka gjetur përgjigjen. Numrat janë bota e tij, pasioni i tij. Ermisi nga Thumana spikati që i vogël për dhuntitë në shkencat ekzakte, duke befasuar edhe mësuesit.

“Që në klasë të parë kuptova se matematika është lënda ime e preferuar. Deri në ato momente nuk e dija se kisha aftësi të mblidhja dhe zbrisja. Më kanë ndihmuar shumë edhe mësuesit. Me kalimin e kohës, ushtrimet e librit më dukeshin shumë të thjeshta,”- na tregon 13-vjeçari, për talentin e të cilit mësuam gjatë trajnimit “Festojmë Familjen”.



Bashkë me 27 prindër dhe fëmijë, Ermisi ishte pjesë e një kampi dyditor me fokus ndërtimin e marrëdhënieve të shëndetshme në familje, në kuadër të projektit “Përmirësimi i aftësive të familjeve për të përballuar situata emergjente”, i zbatuar nga World Vision Albania në bashkinë Krujë.

“Jam shumë i lidhur me mamin, por pjesëmarrja në programin Festojmë Familjen e ka thelluar edhe më tej marrëdhënien tonë. Më pëlqeu shumë koha e kaluar me familjen në kampin e familjes. Tani ndjej një perkushtim më të madh nga mamaja ndaj meje dhe vëllait,” – na tregon 13 vjeçari nga Thumana.

Ermisi e kalon kohën e lirë duke lexuar gjeometri, trigonometri dhe çdo gjë që ka të bëjë me botën e matematikës. Jetesa në periferi të Thumanës dhe mungesa e vëmendjes së duhur, nuk e kanë penguar adoleshentin të zhvillojë më tej talentin e tij.

“Jetesa në fshat të penalizon. Nuk jam përfshirë në konkurse dhe olimpiada. Më pëlqen të mësoj në mënyrë të pavarur, duke shfrytëzuar librat që kam në dispozicion, apo edhe videot në youtube. Sa më shumë rritem, aq më shumë kuptoj se kam nevojë për libra dhe mundësi të reja për zhvilluar aftësitë e mia,”- thekson djaloshi.

Për Luljetën, fakti që një nga djemtë e saj është i talentuar në matematikë, është sa krenari edhe gëzim, po aq edhe një përgjegjësi e shtuar. Familja jeton vetëm me të ardhurat që siguron babai i Ermisit, i cili punon kryesisht në ndërtim, ndërsa Luljeta angazhohet në bujqësi.

“Me duket e pabesueshme që djali ka kaq shumë talent në matematikë. Kemi vështirësi, por do bëj gjithçka që të siguroj të ardhura që djali të ketë mundësi të zhvillojë më tej talentin e tij,” – shprehet Luljeta, ndërsa nuk i mban dot lotët teksa na tregon për daljen e parë të televizive të Ermisit. Një nga televizionet kombëtare i ka kushtuar një emision të veçantë talentit të 13 vjeçarit dhe për Luljetën ky ishte një moment krenarie.

Luljeta na tregon gjithashtu se kampi dyditor në kuadër të programit “Festojmë Familjen” e ka rimodeluar marrëdhënien e saj me 2 fëmijët.

“Nuk do ta harroj kurrë këtë kohë. Nga gëzimi, natën e parë të kampit kam fjetur me dy fëmijët të përqafuar. Trajnimet do përpiqem t’i zbatoj në familjen time. Kam mësuar se duhet të bashkëbisedoj më shumë dhe të kaloj kohë cilësore me fëmijët dhe bashkëshortin. Kjo e forcon familjen,” – thotë Luljeta, ndërsa shton se synimi i saj është që të bëjë çfarë është e mundur që Ermisi të shkëlqejë me talentin e tij.

Pjesëmarrja në trajnimin “Festojmë Familjen” ka lënë ndikim të fuqishëm edhe tek Ermisi. 13-vjeçari shprehet se para se të jetë një gjeni në matematikë, do përpiqet që të jetë një gjeni me prindërit dhe vëllain e tij.

“Kam mësuar shumë gjëra këto dy ditë. Mbi të gjitha kam mësuar sa pa mbështetje nuk mund të zhvillojmë talentet tona. Kam mësuar se para se të jem një gjeni në matematikë, dua të jem një gjeni në marrëdhëniet me familjen time,” e mbyll mesazhin e tij djaloshi i talentuar.

Përmes projektit “Përmirësimi i aftësive të familjeve për të përballuar situata emergjente”, 115 familje në bashkinë Krujë, në njësitë administrative Fushë-Krujë, Thumanë dhe Bubq janë mbështetur të hedhin bazat e një ekonomie të qëndrueshme familjare.

Gjithashtu, në kuadër të këtij projekti janë organizuar disa trajnime me fokus ndërtimin e praktikave të shëndetshme të prindërimit dhe të aftësive të nevojshme për të përballuar më mirë situatat e emergjencës në të ardhmen. Përmes këtyre trajnimeve, prindërit kanë pasur mundësi të shkëmbejnë mendime dhe eksperienca me njëri-tjetrin, si dhe të njihen me disa teknika që mund t’u vijnë në ndihmë për të ndërtuar marrëdhënie të shëndetshme me fëmijët dhe bashkëshortët.

Ky ndërhyrje është marrë në kuadër të “Përgjigje e Mbrojtje Sociale ndaj Tërmeteve” (ESPR), një projekt i zbatuar nga UNDP Albania dhe financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, Qeveria e Finlandës dhe Qeveria e Norvegjisë. Projekti mbështet Qeverinë Shqiptare dhe tre bashki të prekura nga tërmeti, në procesin e dizenjimit dhe përkthimit të politikave që synojnë në ndërmarrjen e veprimeve të duhura lokale për të siguruar që burrat, gratë, vajzat dhe djemtë që jetojnë në varfëri, ose situata të cënueshme, që ndërthuren me kushtet pas tërmetit, të kenë akses në shërbime sociale të integruara dhe cilësore.

Tags: ErmisiGjeniu i matematikësThumanë

JU SUGJEROJME

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
Përse qeveria s’mundet ta ndalojë emigrimin e mjekëve dhe infermierëve?
Arkiva 2

Përse qeveria s’mundet ta ndalojë emigrimin e mjekëve dhe infermierëve?

06/03/2023
Next Post
Topalli përlotet në Kuvendin Kombëtar, demokratët e duartrokasin pareshtur

Buxheti për vitin e ardhshëm, Topalli: Është si të shkosh në dyqan pa lekë në xhep

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PD ka zhvatur 1 miliard
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In