Aktualitet

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, nesër në Tiranë. Zbulohet arsyeja…







               Publikuar në : 16:21 - 24/05/18 |
mapo.al

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli do të vizitojë ditën e nesërme Shqipërinë, ku do të jetë i ftuar në Lutjet e Mëngjesit, që mbahet në Tiranë.


Përmes një njoftimi për shtyp nga zyra e Kuvendit të Kosovës bëhet e ditur se Veseli do të zhvillojë takime edhe me krerët e shtetit.

“Ky aktivitet është organizuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, në të cilin pritet të marrin pjesë kryetarë të parlamenteve nga vendet e rajonit dhe të ftuar të tjerë të shumtë.

Gjatë vizitës në Shqipëri, kryeparlamentari Veseli do të pritet në takime të veçanta edhe nga krerët e shtetit”,- thuhet në këtë njoftim.


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas