Aktualitet

Kryeprokurori Çela dhuron pagën: Është detyrim moral, ftoj vartësit të bëjnë të njëjtën gjë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:06 - 08/04/20 |
mapo.al

Pas kërkesës së kuvendit drejtuar 30 institucioneve për të kontribuar vullnetarisht në lidhje me situatën e koronavirusit, kanë ardhur edhe reagimet e parë. Së fundmi është Olsian Çela, prokurori i përgjithshëm që i është përgjigjur pozitivisht kësaj kërkese.


Çela është shprehur se ky akt është detyrim moral dhe qytetar, ndërsa ka kërkuar nga vartësit e vet që të ndiqet i njëjti model, por ka saktësuar gjithashtu se paga e magjistratëve preket vetëm me ligj ndaj kushdo që do të kontribuojë do ta bëjë vullnetarisht.


Më herët pozitivisht kësaj thirrje i është përgjigjur edhe Bujar Leskaj, kreu i KLSH-së.




Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas