Aktualitet

Kryeprokurori Olsian Çela merr detyrën, ikën Arta Marku








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:45 - 06/12/19 |
mapo.al

Pas betimit në parlament, Olsian Çela ka marrë detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm. Ai është prezantuar para stafit në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërkohë që e pranishme ishte edhe Arta Marku.


“Jam e lumtur që detyrën ja lë një shoku të klasës time. E vlerësuar që drejtove për kaq kohë Prokurorinë e Përgjithshme. Kam besim që prokuroria do të ecë përpara në përmbushjen e misionit të saj kushtetues”, – u shpreh Arta Marku.


Arta Marku punoi në një periudhë të vështirë. Ajo bëri më të mirën e mundshme. Tani jemi në një fazë të re, pasi po ngrihen institucionet e drejtësisë. Besoj se janë mundësitë, ekziston mbështetja për ti dhënë vendit një të ardhme më të mirë, që Shqipëria të behet pjesë e BE. Rezultatet e punës sonë kanë një rëndësi të jashtëzakonshme. Në këto kushte unë mendoj se ka tashmë mundësi që prokuori të ndyshojë, për ti dhënë jetë ideve të reja dhe të arrijmë ato që të gjithë presim me padurim. Vendi po përballet me një krizë, për shkak të ngjarjeve në fund të muajit nëntor dhe përgjigja që duhet të japë prokuroria duhet të spikas. Njerëzit kërkojnë drejtësi, prandaj kjo kërkon një angazhim maksimal dhe të tregojmë se jemi në lartësinë e duhur”, – tha Kryeprokurori Olsian Çela.


Dje parlamenti votoi Olsian Çelën si Kryeprokruor, pasi KLP e renditi të parin në listë.


Kuvendi ka votuar me 101 vota pro kandidaturës për Olsian Çelën si Kryeprokuror për shtatë vitet e ardhshme.  Për Arta Markun Kuvendi votoi me 11 pro 22 kundra dhe 78 abstenim, e ndërsa për Fatjona Memçaj 8 kanë qenë pro, 16 kundër dhe 87 abstenim.


 


Etiketa: ,

Pas