Pasi Berisha sulmoi Bashën shumica e kryesisë së Partisë Demokratike vendosi thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD në 18 dhjetor.
Propozimi i Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha mori 26 vota pro, 3 vota kunder te anetareve Belind Kellici, Ivi Kaso, Aldo Bumçi, 3 abstenim, 4 nuk moren pjese në votim, 2 mungonin.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha foli për mediat pas miratimit nga Kryesia të kërkesës së tij për mbajtjen e Kuvendit më 18 dhjetor.
“Do të kemi një Kuvend më 18 dhjetor. Jam krenar për një vendim të tillë, pas 6 orësh diskutime dua t’i falënderoj të gjithë. Për përshkushtim që demonstruan dhe legjitimin e plotë që i kanë dhënë demokratëve një parti, një Kuvend më 18 dhjetor. S’do lejoj askënd që të mbajë PD peng”, tha ai.