Kryeministri Edi Rama ka prezantuar të parët e qarqeve nga Partia Socialiste, për zgjedhjet më 25 prill.
Nga selia rozë, Rama tha se në krye të listës do të jenë kryesisht emra grash dhe vajzash, të panjohura në spektrin politik, por të realizuara në aspektin profesional, kryesisht në fushën akademike.
Mes tyre, pikaset emri i ministres së Arsimit, Evis Kushi, si kandidate për deputete në Elbasan, si dhe zv/ kryeministri Erjon Braçe, si kandidat për deputet në Fier.
Nga 12 kandidatë, vetëm dy janë meshkuj: Erjon Braçe dhe Lavdrim Gashi, i cili prej vitesh ka qenë emigrant në Londër.
Rama gjithashtu shpalli objektivat, si ato minimale, ashtu edhe ato maksimale. Kryeministri tha se objektiv bazë ka 78 mandate, ndërsa si maksimal 88 mandate.
Të parët e qarqeve të Partisë Socialiste:
Edona Bilali – Shkodër
Pranvera Sulaj – Vlorë
Greta Duraku – Kukës
Eni Zake – Korçë
Erion Braçe – Fier
Evis Kushi – Elbasan
Mirela Kumbaro – Gjirokastër
Lindita Nikolla – Lezhë
Milva Ekonomi – Durrës
Hatixhe Konomi – Berat
Mapo sjell bashkangjitur momentet kur kryeministri ka prezantuar për të parën herë të parët e qarqeve në vend, teksa 46 ditë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill.
LEXO EDHE:
Para mbledhjes së Kryesisë – Rama: Ndryshime të mëdha, synojmë 88 mandate