Kryetari i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj, ka lënë të nënkuptohet se ka kryetarë bashkish që favorizojnë kultivimin e drogës dhe janë të lidhur me trafikantë.
“Ky çrregullim vjen nga mungesa e burimeve njerëzore. Kjo situatë na bën me besu se gjendja do të ndryshojë. Unë mendoj që nuk mundet një polic që thyen disiplinën në Shkodër me e pru në Pukë/ Kur ai ka thyer disiplinën e thyen kudo! Nuk mund të jetë kryetar bashkie dikush që telefonohet nga trafikantët dhe han e pinë me to. Ka një problem këtu dhe për këtë duhet me e nis kontrollin që nga kryetarët e bashkisë e deri te punonjësi i policisë se ka pas disa raste që janë konstatuar”, tha Gjonaj.
Deklarata e tij u bë këtë të hënë në një mbledhje mes drejtorëve të policive të Qarkut të Shkodrës, ku janë bërë bilancet e punës së uniformave blu.