Kryetari i Gjykatës së Tiranës, Petrit Çomo është konfirmuar në detyrë ditën e sotme nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Hetimi administrativ i gjyqtarit Çomo është realizuar për të tre kriteret e vettingut, përfshirë pasurinë e subjektit, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.
Sipas KPK-së Çomo rezultoi me mos përputhje në disa prej deklarateve të pasurisë, por i pastër në dy kriteret e tjera.
Çomo e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe ka punuar për gati dy dekada si gjyqtar dhe zv.kryetar i Gjykatës së Tiranës.
Në vitin 2015, Çomo u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, detyrë të cilën e mbajti deri në shkrirjen e këtij institucioni.