Aktualitet

Kryetarja e AMA vizitë zyrtare në Institutin Shtetëror për Komunikimin në Gjermani














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:08 - 01/12/21 |
mapo.al

Znj. Armela Krasniqi në vizitë zyrtare në Institutin Shtetëror për Komunikimin në Republikën Federale të Gjermanisë

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive znj.Armela Krasniqi zhvilloi një vizitë zyrtare në Institutin Shtetëror për Komunikimin në Republikën Federale të Gjermanisë.






Në këtë takim Znj.Krasniqi u prit nga Dr. Wolfgang Kreissig, Kryetar i Institutit, në përbërje të të cilit janë 14 autoritete rregullatore Gjermane, të ndara sipas landeve, dhe z. Peter Matzneller, drejtues i Marrëdhënieve me Jashtë në Institut, njëherësh nënkryetar i bordit të ERGA-s.


Zyrtarët diskutuan mbi sfidat e përbashkëta me të cilat përballen autoritetet rregullatore në ditët e sotme si dhe nevojën e forcimit të bashkëpunimit përmes shkëmbimit të informacionit dhe mbi të gjitha ndjekjes së praktikave më të mira në këtë drejtim.







Bashkëbiseduesit u ndalën tek rëndësia që ka implemtimi i Direktivës 2018/1808 si një mjet i mirë për të rregulluar disa aspekte të rëndësishme të tregut mediatik.




Sipas Dr. Kreissig, Gjermania në cilësinë e vendit kontribues për përpilimin e kësaj Direktive, ka përfunduar implementimin e saj dhe është në fazën e diskutimit të çështjeve me të cilat tregu mediatik përballet për shkak të zhvillimeve të vrullshme teknologjike.



Znj. Krasniqi dhe Dr. Kreissig u ndalën dhe tek vëmendja që i duhet kushtuar edukimit mediatik përmes gjithëpërfshirjes së aktorëve përkatës në këtë fushë.

Në fund të këtij takimi, krerët e institucioneve u ndalën tek monitorimi i përmbajtjeve dhe rëndësia që ky proces të kryhet si një vlerë e shtuar në ofertën programore që i bëhet publikut.

Dr.Kreissig i’u përgjigj pozitivisht ftesës për të vizituar AMA-n dhe Shqipërinë në një moment të përshtatshëm për të dy palët.

8



Pas