Pas një mungese të gjatë në fushën e lojës, rikthehet Neymar me “Selecaot”, por Brazili ka zhgënjyer pasi u mund nga Peruja me rezultatin 1-0. Sulmuesi brazilian u aktivizua si zëvendësues në minutën e 63-të, por nuk arriti të ndihmojë skuadrën e tij. Pavarësisht rasteve për shënim, rezultati mbeti i pandryshuar deri në minutën e 85-të, kur Abram suprizoi “Selecaot” duke vulosur fitoren e Perusë në këtë miqësore.