Aktualitet

Kthesa e Spanjës, a po përgaditet të njohë Kosovën?














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:50 - 20/11/21 |
mapo.al

Gazeta spanjolle “The Objective” shkruan sot se kreu i Qeverisë së Spanjës, Pedro Sanchez, është duke përgatitur një kthesë historike sa i përket pozitës së Madridit zyrtar për Republikën e Kosovës, transmeton Gazeta Express. Sipas kësaj gazete spanjolle një lëvizje e tillë do të nënkuptojë edhe pranimin de-fakto të pavarësisë së Republikës së Kosovës.






Një raportim të tillë “The Objective” e mbështet në burime diplomatike të cilat thonë se Spanja pritet që të hap një Zyrë Tregtare dhe Kulturore në Prishtinë. Gazeta thotë se një veprim i tillë do të bëhet duke ndjekur modelin e Franco-s me BRSS-në, pra pa nënkuptuar njohjen e plot


Megjithatë, burime diplomatike nga Zyra për Informim Diplomatik i kanë thënë gazetës se këto opsione nuk janë në tavolinë për momentin derisa thonë se të tjera ide janë duke u studiuar.







Lidhur me çështjen e njohjes së Kosovës nga Spanja dje ka folur edhe Sekretari i Shtetit për BE-në, Juan Gonzales-Barba, i cili e ka bërë të qartë se Spanja nuk do ta njohë diplomatikisht Kosovës derisa s’ka një marrëveshje në mes të Prishtinës dhe Beogradit.




Por numri tre i diplomacisë spanjolle për herë të parë ka hapur derën për bashkëpunim me institucionet e Kosovës. Ai ka thënë se Spanja dëshiron që të jetë më e involvuar në rajon dhe një strategji e tillë do të ishte e çalë nëse vazhdohet me injorimin total të Kosovës.



“Duhet bërë disa marrëveshje kompromisi dhe ne jemi duke shqyrtuar pikërisht disa forma pa njohur shtetet anëtare”, ka thënë ai .

Gonzalez-Barba ka thënë se vendimi i Spanjës “do të merret shpejt dhe do të bëhet publik”, duke nënkuptuar se një hap diplomatik është i pashmangshëm, trasnmeton Gazeta Express.

“Sigurisht, ne do të përpiqemi të sheshojmë rrethin. Ne duam që vendimi të kuptohet nga Serbia, partneri ynë kryesor në Ballkanin Perëndimor, “shtoi ai, duke ditur sesa e ndjeshme është kjo çështje në Beograd.

“Ne duam të kontribuojmë në përpjekjet e të gjithë vendeve anëtare dhe të dërguarit të Përfaqësuesit të Lartë – ish-Ministrit të Jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak – për të arritur marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës dhe shpresojmë se përpjekjet tona do të njihen dhe vlerësohen nga vendet e Ballkanit. “, përfundoi ai./GazetaExpress/

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas