Editorial

Editorial/ Kthim i lodhur te njerëzit me mandate








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:50 - 05/09/20 |
Mapo.al

Në fund të një mandati të lodhur, ngarkuar me kriza e skandale, pa rezultate dhe bilanc, Edi Rama duket se po mbyll një eksperiment me tipat pa përfaqësim politik, pa kontribut në parti, dhe po kthehet tek emrat e strukturave, tek skilet e vjetra të partisë.


Kjo u pa me drejtuesit politikë që caktoi në qarqe.


Një nga shembujt më domethënës, është se në vend të Sandër Lleshajt, ai zgjodhi të dërgojë në lezhë, Lindita Nikollën.


Pra në vend të njeriut më të pushtetshëm pas tij, Ministrit të Brendshëm, ai preferoi një ish-ministre, dhe jo më kot.


Lleshaj është simbol i marrjes pa meritë të një posti kaq të lartë, është shfaqur prore arrogant dhe delirant. Konfliktual dhe me një vetëndjesi sikur është më i zoti në Ballkan për këtë punë. Pra në thelb, e kundërta e funksionarit elektoral. Lleshaj është i papranueshëm për strukturat e partisë, imagjino për më shumë. Besohet se kjo është arsyeja pse ai zgjodhi një zonjë si Lindita Nikolla, e cila në komunikmim dhe në impaktin me zgjedhësit, është më efikase, pasi ka një përulësi dhe modesti.

Sekreti i politikës janë marrëdhëniet me njerëzit. Cilët ministra mund të dërgonte ai në bazë, kur gjysmën e tyre nuk i njohin as në koridoret e PS-së.

E kur gjysma tjetër shfaq në çdo moment arrogancë e mburrje.

Eshtë kjo arsyeja që Rama u kthye tek Niko Peleshi, Ilir Beqja, apo Gramoz Ruçi. Edhe pse ngjan një kthim absurd pas në kohë, sërish duket se shefi i rilindjes nuk kishte zgjedhje tjetër. Dhe kjo vjen saktësisht për shkak të zgjedhjeve që ai ka bërë. Duke e ushtruar pushtetin jo sipas rregullave, ku njerëzit promovohen e marrin përgjegjësi sipas meritës dhe kontributit, por me dekret mbretëror, duke mos pasur asnjë ndjenjë llogaridhënie ndaj anëtarësisë së partisë së tij, dhe kuptohet, asnjë ndjesi të ngjashme para qytetarëve.

Në këtë frymë, pritet të jenë edhe ndryshimet e afërta të qeverisë, që ai vetë i paralajmëroi. Me gjasë minsitra si ajo e drejtësisë, që nga specialiste tek Komiteti i Helsinkit e pa veten në krye të një prej portofoleve më të rëndësishme të qeverisë, do të hapin rrugën.

Problemi është se konsumi i të gjithëve, edhe i ekipit të ri por të vjetëruar, edhe i Ramës vetë, është aq i madh sa asnjë kirurgji e pjesëshme e kësaj natyre nuk bën derman.

Ndaj është e kuptueshme, se këto janë lëvizje për të ruajtur aq sa mund të ruhet, Partinë Socialiste, që ti shërbejë Ramës nesër në opozitë, pas një eksperimenti 8 vjeçar të pafrytshëm e të dështuar me atë që u quajt rilindje.


Etiketa: , ,

Pas