Kryesore

Kthimi i eshtrave të Mid’hat Frashërit, Maks Velo: Shqiptarët nuk i përçau ai…





               Publikuar në : 10:34 - 14/11/18 |
mapo.al

Kanë mbërritur në Shqipëri eshtrat e personalitetit të shquar të kulturës e të letrave shqipe, Mid’hat Frashëri, ndërsa ceremonia e homazheve po mbahet në ambientet e Akademisë së Shkencave.


Në një intervistë për News 24, Maks Velo u shpreh se kishte shkuar në këtë ceremoni pikërisht për anën intelektuale të Mid’hat Frashërit, ndërsa theksoi se ai nuk i ka përçarë shqiptarët, por shqiptarët janë përçarë disa herë, por për arsye të tjera dhe janë përçarë vetë.



“Më duket se ai nuk i ka përçarë shqiptarët por shqiptarët janë përçarë shumë herë por vetë. Fakti që ka kaq shumë njerëz sot, tregon respektin e madh që njerëzit kanë për Mid’hat Frashërin.


Ai ka disa vlera, ajo që unë vlerësoj shumë dhe për të cilën dhe kam ardhur, është ana intelektuale, ana shkencore, dëshira e tij për t’u bërë një institut albanologjik, që është pararendës i Akademisë së Shkencave.

Ana politike është shumë e diskutueshme. Ka dy pika që e mbrojnë atë, faktin që ishte antikomunist dhe që qeveria amerikane nuk e arrestoi. Po të ishte ky kundër botës demokratike, amerikanët do ta kishin gjykuar, por ata e lejuar veprimtarinë e tij, tregon se ai ishte një njeri pro-perëndimorë. Ai ishte një njeri me shumë dije… qeveria ka bërë një veprim shumë të drejtë me kthimin e eshtrave.

Unë mendoj se në jemi përçarë për shumë probleme dhe ky nuk është faji i Mid’hat Frashërit. Unë mendoj se sjellja e eshtrave të tij i bashkon shqiptarët”, u shpreh Maks Velo.


Etiketa: , , , , ,

Pas