Kryeministri Edi Rama është pritur sot në një takim në Beirut nga gjenerali libanez Abass, teksa 4 fëmijë shqiptarë të nxjerrë nga kampi famëkeq Al-Hol në Siri po i drejtohen Aeroportit të Rinasit.
Në një postim në “Facebook”, Rama e falenderon publikisht gjeneralin libanez për ndihmën e paçmuar dhe për konfirmimin “sy më sy” të operacionit vijues për kthimin e fëmijëve të tjerë shqiptarë në atdhe.
Të parët që do të vijnë në Shqipëri janë: Floresha Rasha me fëmijët e saj Amar Rasha, Emel Rasha dhe Hatixhe Rasha si edhe Endri Dumani.
Lajmin e bëri dje të ditur Gjysmëhëna e Kuqe, e cila shpërndau edhe pamje nga operacioni i shpëtimit.
Postimi i kryeministrit Edi Rama në “Facebook”:
Beirut – Me Gjeneralin Abass përpara kthimit në atdhe bashkë me fëmijët, për ta falenderuar për ndihmën e tij të paçmueshme, si edhe për të konfirmuar sy më sy vijimin e operacionit për kthimin e fëmijëve të tjerë.
#Faleminderit 🇦🇱 🤝 🇱🇧#Shukran
LEXO EDHE:
EMRAT/ Kush janë 4 fëmijët dhe gruaja shqiptare që shpëtuan nga kampi ‘Al-Hol’