Presidenti Ilir Meta shpjegon arsyet e kthimit në Kuvend të buxhetit për vitin 2021.
Meta thotë se ai nuk ka asnjë plan të qartë për mbrojtjen e biznesit nga pasojat e pandemisë.
Ai thekson se biznesi i vogël është rënduar nga taksa dhe tarifa të larta dhe nuk është lehtësuar për të përballuar këtë situatë.
“Buxheti 2021 nuk ka një plan të qartë për mbrojtjen e biznesit nga pasojat e COVID-19.
Biznesi i vogël, është rënduar nga taksa dhe tarifa të larta dhe nuk është lehtësuar për të përballuar:
Koston e energjisë elektrike, të ujit dhe shërbimeve të tjera, koston e pagesës së qirasë së ambienteve”, shkruan Meta.