Kryesore

“Kthjellime dhe acar” – Parashikimi i motit sot









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:10 - 19/01/21 |
mapo.al

Ditën e sotme moti parashikohet i kthjellët dhe i acartë me temperatura në vlera negative në orët e mëngjesit.



Mesi i javës sjell ndryshime si në fushën termike ashtu dhe pranisë së reshjeve.


Nga e mërkura parashikohet shtim i vranësirave si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.




Temperaturat do të pësojnë rritje duke mbetur në vlera negative vetëm në zonat malore.



Ditën e enjte do të mbeten prezente vranësirat si dhe reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në veri dhe jug.


Në lartësitë mbi 1000 metër reshje të dobëta dëbore.

Dita e premte parashikohet me reshje shiu të herëpashershme me intensitet deri mesatar.

Në lartësitë mbi 900 metër në zonat malore reshje të dobta dëbore.

Për tu theksuar është dita e shtunë pasi parashikohet me reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar, ndërsa në zonën e veriut dhe atë jugore reshjet e shiut do të jenë me intensitet të lartë.

Lexo edhe :  Rikthehen reshjet e borës? - Njihuni me të papriturat e motit këtë javë

Në lartësitë mbi 500 metër në veri – verilindje dhe lartësitë mbi 800 metër në juglindje reshje të dendura dëbore.

Dita e premte dhe e shtunë pritet të kenë erë të fortë dhe intensive me drejtim nga kuadrati i jugut problematike në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare duke u shoqëruar me valëzim të forcës 5 deri në 7 ballë.

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas