Kryesore

Kthjellime dhe temperatura të larta, parashikimi i motit






               Publikuar në : 06:42 - 30/06/19 |
mapo.al

Pjesa më e madhe e Kontinentit vijon me kthjellime dhe temperatura të larta. Ndërsa Europa Veriore dhe Lindore paraqiten me kthjellime dhe vranësira kalimtare.


Sipas MeteoAlb: I gjithë territori mbetet në ndikimin  e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese. Parashikohet që edhe pjesa e dytë e ditës të vijojë me kthjellime zonat e ulëta dhe bregdetare dhe vranësira të lehta në zonat malore. Temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale, por rritje do të ketë në vlerat maksimale duke u luhatur 13°C deri ne 36°C.

Era do fryjë e  lehtë me shpejtësi 30  km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.


Etiketa: ,

Pas