Kryesore

Temperatura deri në 35 gradë, njihuni me surprizat e motit sot





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:30 - 20/05/20 |
mapo.al

Masat ajrore me origjinë nga Afrika të cilat kanë prekur vendin tonë kanë sjellë mot të qëndrueshëm.


Edhe gjatë ditës së sotme parashikohet që në të gjithë vendin të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësirash.


Sipas MeteoAlb, në zonat verilindore vranësirat do të sjellin reshje afat-shkurtra.


Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë të larta në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat nga 15°C deri në 35°C.


Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperendimor duke krijuar dallgëzimi 2 – 3 ballë.


Etiketa: , , ,

Pas