Aktualitet

Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për sot








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:10 - 08/12/19 |
mapo.al

Dita e sotme do të nisë me mot me vranësira mesatare dhe të dendura, ndërsa me kalimin me orëve do të mbizotërojnë kthjellimet me vranësira të pakta kalimtare.


Temperaturat në vlerat e mëngjesit pritet të kenë rënie duke prekur vlerat nga 1ºC në zonat malore deri në 9ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare. Në vlerat e mesditës temperaturat pritet të arrijnë nga 11ºC në zonat malore deri dhe 19ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare.


Era do të fryjë e qetë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi 1-5m/s duke gjeneruar valëzim 0-1 ballë.





Etiketa:

Pas