Kryesore

“Kthjellime dhe vranësira” – Parashikimi i motit sot








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:13 - 28/11/20 |
mapo.al

Sot moti në vend do të nisë i kthjellët, por gradualisht prej mesditës vranësirat do të vijnë në dendësim në jugperëndim.



Më tej, do të shtrihen drejt lindjes. Në orët e mëngjesit sërish përgjatë luginave do të shfaqet mjegulla e mjegullina.


Era do të fryjë juglindje-jugperëndim e lehtë e mesatare përgjatë bregdetit, duke u pasuar nga valëzim i forcës 3 ballë.




Ditën e diel në vend do të mbizotërojë moti i vranët me intervale të shkurtëra me diell.



Prej orëve të mesditës, do të nisin reshjet e shiut me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit.


Në jug, do të fitojnë intensitet deri mesatar. Në zonat malore dëborë e dobët mbi 1500m, ndërsa në orët e mbrëmjes reshjet e dëborës do të përfshijnë lartësitë mbi 900m në verilindje.

E pranishme do të bëhet mjegulla e mjegullina në lugina.

Lexo edhe :  Kujdes me shpenzimet, do kaloni momente delikate - Horoskopi për ditën e sotme

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare dhe hera herës e vrullshme, duke u pasuar nga valëzim i forcës 5 dhe 6 ballë në brigjet e Jonit.

Temperaturat do të pësojnë luhatjet si më poshtë:

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas