Kryesore

“Kthjellime dhe vranësira” – Parashikimi i motit sot














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:41 - 08/04/21 |
mapo.al

Sot vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqendrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira, këto më të theksuara përgjatë relieveve malore ku do të pasohen nga reshje bore me intensitet të ulët deri në orët e mesditës.





Temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme në vlerat minimale dhe rritje në vlerat e mesditës. Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës fiton intensitet deri ne 18-20m/sek, më e theksuar përgjatë zonave bregdetare duke u pasuar nga një valëzim i forcës 3-4 ballë.


Temperaturat parashikohen:
zonat malore -2°C deri në 8°C
zonat e ulëta 5°C deri në 15°C
zonat bregdetare 6°C deri në 16°C




1




Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas