Dita e sotme nis me kthjellime, por pas mesditës pritet të ketë reshje të dobëta shiu në pjesën më të madhe të territorit të vendit.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, në zona të kufizuara të qarqeve, nuk përjashtohet mundësia që të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më e mundshme në terrenet malore dhe ato pranë tyre kryesisht gjatë pasditeve.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht në bregdet dhe në zonat malore.
Temperaturat:
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 21 / 33°C
në vendet e ulëta: 20 / 34°C
në vendet malore: 13 / 26°C