Aktualitet

Kthyen banesën në fermë kanabisi, të arrestuarit janë nënë e bir, në kërkim kryefamiljari





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:41 - 01/05/20 |
mapo.al

FIER – Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i finalizuar sot në Fier ku kanë rënë në pranga 2 persona si dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë, pasi kishin kthyer një banesë në funksion të kultivimit të lëndëve narkotike.


Personat e arrestuar janë nënë dhe bir, Qamile Kapaj dhe Anxhelo Kapaj 22-vjeç, banues në Mbrostar të Fierit. Ndërkohë u shpallën në kërkim dy bashkëpunëtorë të tjerë, konkretisht shtetasit A.K., banues në Mbrostar, Fier dhe F.B., 33 vjeç, banues në Kosovë.


Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur ambientin e banesës së 53-vjeçarit A.K., me aparatura që shërbejnë për kultivimin dhe prodhimin e lëndës narkotike. “Gjatë kontrollit të banesës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 312 fidanë të dyshuar Kanabis, të kultivuara, pajisjet të cilat kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike si dhe një pajisje presimi, gërshërë etj”, bën me dije Policia.


Blutë e Fierit njoftojnë se u proceduan penalisht tre elektricistë, G.M., E.M. dhe B.Q., banues në Fier. Këta shtetas duke shpërdoruar detyrën kanë lejuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike në banesën e shtetasit A.K.


“Gjatë kontrollit të banesës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 312 fidanë të dyshuar Kanábis, të kultivuara, pajisjet të cilat kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkòtike si dhe një pajisje presimi, gërshërë etj.

Nga këqyrja në ambientet e jashtme të rrjetit elektrik, është konstatuar një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin e paisjeve, që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkòtike.

Në këtë kuadër u proceduan pènalisht tre elektricistë, G.M., E.M. dhe B.Q., banues në Fier. Këta shtetas duke shpërdoruar detyrën kanë lejuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike në banesën e shtetasit A.K.”, njofton Policia.

LEXO EDHE: 

Zbulohet banesa e kthyer në laborator kanabisi në Fier, 2 të arrestuar, 3 në kërkim


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas