Kronika

Kthyen hotelet në “vatra” prostitucioni, kush janë dy biznesmenët e arrestuar





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:39 - 03/06/20 |
mapo.al

Dy pronarë hoteli në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit” në Rrogozhinë janë arrestuar nga policia me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit.


B.Gj, 61 vjeç dhe F.H, 58 vjeç të dy banues në Rrogozhinë, kishin kthyer hotelet në pronësi të tyre në “vatra” prostitucioni. Gjykata e Kavajës ka dhënë për ta masën e sigurisë arrest me burg. B.Gj dhe F.H janë pronarë të dy hoteleve të njohur pranë autostradës Kavajë-Fier.



Gjithashtu, në pranga kanë përfunduar edhe pesë vajza që ushtronin prostitucion, M. M., D. M., G. D., Q. R. dhe V. M., me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Prostitucioni”.


Gjithashtu u arrestua në flagrancë R. L., banues në Divjakë, pasi është kapur në flagrancë në ambientet e hotelit në pronësi të B. Gj., duke kryer marrëdhenie seksuale kundrejt pagesës, me Q. R.

Hetimet për bazën e prostitucionit në Rrogozhinë mësohet se kanë zgjatur 7 muaj.

LEXO EDHE: 

Shkatërrohet një bazë prostitucioni në Rrogozhinë – Detajet e operacionit (VIDEO)


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas