Pas përplasjes për KZAZ-të në 27 bashkitë e drejtuara nga opozita, tani lind një problem akoma më i madh: Ku do vendosen qendrat e votimit?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar ambiente për 2 mijë qendra votimi, por burime nga opozita thanë se “27 bashkitë e drejtuara nga PD, LSI, PDIU nuk do të japin ambiente për tu përdorur për votimet të dielën e 30 qershorit”.
Pritet që 27 bashkitë opozitare t’i drejtohen të hënën me shkrim Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për ta njohur me vendimin e tyre për të mos ju dhënë asnjë ambient për zgjedhjet, në zbatim të dekretit presidencial që anuloi 30 qershorin.
Lexo edhe: