Reperi i njohur shqiptar, Stresi, është i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” dhe ka folur mbi ngjarjen që ndodhi para pak ditëve, ku u mbajt 72 orë në burg, si edhe për këngën e tij më të re, “GTA”.
Në studio është dhënë klipi i këngës, në të cilin Stresi shfaqet me armë të shumta në dorë. Çani e ka pyetur atë se ku i ka gjetur armët që ka marrë në videoklip dhe nëse janë të vërteta, së cilës Stresi i është përgjigjur: “Në Medrese i gjej, aty në treg”.
“Armët në klip janë fallco, duken si të vërteta, por nuk kanë asnjë funksion”, është shprehur reperi.
Gjithashtu, ai ka treguar se kënga e tij ka brenda një mesazh të fortë, ku të gjithë duhet të mbrohemi ndaj shtetit shqiptar me armë, pasi ata po sjellin një dallgë të keqe. “Kështu ndodh me këtë shtet, e do me armë”, është shprehur ai. Përsa i përket titullit të këngës, kuptimi i saj është “Gati Tonat Armët”.
Provoje, provoje te shkosh ne te satembe.
Ke shkuar gjate deri tani pa t’i shkaperdhyer gjithe cfare ke.