Ditën e djeshme në Ligën e Dytë u luajt takimi mes Malagas dhe Albasetes, ku në fushën e blertë kundër njëri-tjetrit ishin plot tre shqiptarë.
Bëhet fjalë për Keidi Baren dhe Armando Sadikun, të cilët luanin për Malagën, dhe Rei Manaj i cili luante për Albaseten.
Por takimi i tyre ka qënë pak i turpshëm, kjo pasi Bare nuk i ka censuruar fjalët kur ka takuar mikun e tij nga Kombëtarja.
“Ku je të q*fsha kokën tënde?” i drejtohet Bare-Manajt.
Ndërkohë që menjëherë ka ndërhyrë Sadiku, i cili i ka kërkuar Bares të mos shajë pasi dikush po filmonte.
“Pse, ku dinë shqip këta?” – vazhdon më tej Bare, dhe Manaj i ka shpjeguar të gjithë situatën: “Ka shqiptarë te faqja”.
Megjithatë duket se mes tyre nuk ka pasur hatërmbetje, kjo pasi menjëherë pas sharjes Manaj dhe Bares kanë shkëmbyer një përqafim vllazëror.