Aktualitet

Ku jemi me analizën e gjakut për antitrupat e koronavirusit?





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:18 - 09/04/20 |
mapo.al

Nga Dr. Hektor Grazhdani


Te gjejmë kush e ka kaluar coronavirusin, me ose pa shenja Covid, dhe tani ka antitrupa mbrojtës ndaj tij. Pra kush nuk është më infektues ndaj të tjerëve dhe është i mbrojtur, nuk sëmuret më, pra të dalë të punojë. Me analizën e gjakut, testin e antitrupave do të kuptohet edhe si përhapet koronavirusi dhe sa është prevalenca e tij në popullsi (përqindja e njerëzve). Kjo një ndihmë e madhe për masat e shëndetësisë publike në ndalimin dhe shuajtjen e epidemisë (public health measures for mitigation and supression). Testi i gjakut me antitrupa (quhet edhe testi sierologjik) nuk bën dot diagnozë kush është infektuar, për këtë shërben vetëm testi i tamponit. Testi i antitrupave do të tregojë kush e ka kaluar infeksionin e koronavirusit.


Testet e antitrupave që janë ofruar janë me dhjetëra, mbase mbi 100. Në SHBA organi rregullator FDA ka dhënë leje që këto teste të verifikohen me rrugë emergjence për një muaj, a janë të besueshëm (validation). Normalisht duhen të paktën 6 muaj për validation. Po thuhet në SHBA që besojnë se në muajin maj do ta kenë testin që fuksionon.


Por testet e ndryshme, në prova, deri tani nuk kanë dalë të besueshme: Britania e Madhe bleu 4 milionë kite të këtyre testeve, por nuk tregoi sa marka të ndryshme bleu dhe cilat janë ato. Pas kontrollit për verifikim (validation) gjeti se janë të pa-besueshëm (unreliable), nuk mund të përdoren. Gjermania ka thënë që do të japë certifikatë pune për ata që do ta kenë pozitiv testin e antitrupave për koronavirus, por për të arritur te kjo, thanë, mund të duhen muaj.


Në Itali Komiteti Tekniko-Shkencor  për epideminë tha që deri tani testet që janë provuar nuk kanë qenë të kënaqshëm (soddisfacenti). Verifimiki (validazione) po vazhdon. Megjithatë, duke shfrytëzuar të drejtën e autonomisë se vendimarrjes për shëndetësinë, rajoni i Venetos dhe i Toskanes kanë thënë që do të bëjnë testet edhe pse këto kanë falls pozitive të konsiderueshme. Janë të dëshpëruar për gjendjen e rënde shëndetësore dhe ekonomike.

A lë imunitet mbrojtës (antitrupa) kalimi i coronavirusit? Për këtë nuk kemi të dhëna shkencore të mjaftueshme dhe ata që e kundërshtojnë sjellin si shembull rastet e rralla të disa pacientëve që duket sikur janë sëmurur me Covid për herë të dytë. Por këto janë anektoda dhe anektodat nuk janë evidencë shkencore. Ka shpjegime të shumta pse ndodhi kjo te këta pacientë të rrallë. Ekspertët janë të mendimit që kur kalon coronavirusin SARS-CoV-2 të mbetet mbrojtje ndaj tij me antitrupa që zgjat ose pergjithmonë ose për të paktën disa muaj – një vit. Me kalimin e kohës do të gjendet evidencë shkencore për këtë.

Kur të kemi testin e gjakut të antitrupave do të jetë ajo që quhet “a game changer” d.m.th. ndryshon komplet, p.sh. do të dimë cili doktor ose infermier ka mbrojtje dhe mund të punojë i parrezikuar me pacientë Covid. Më gjerë do të dimë kush ka imunitet nga coronavirusi dhe mund të hapen fabrikat dhe ndërmarrjet. Po na shkatërrohet ekonomia.

Një shok sipërmarres (imprenditore) më merr në telefon më pyet si po shkon, sa do të zgjasë? Me thote: “qui o moriamo di coronavirus o moriamo di fame” – ose do të vdesim nga coronavirusi ose do të vdesim nga uria. Ai dhe shokët e tij rrezikojne falimentimin. Të githë duam të punojmë. Kush nuk punon nuk ha. Na duhet testi i antitrupave. Me urgjencë! Por ama i besueshëm.

Të gjithë janë në konkurrencë midis tyre për të blerë testet e tamponve dhe reagentet e tyre, për të cilat ka kërkesë të madhe dhe mungesa të shumta edhe në vendet më të pasura (SHBA, shtetet Europiane, etj). Shpresojmë të ketë prodhim të shpejtë dhe me sasi shumë të madhe të testeve të antitrupave në të ardhmen kur ato do të kërkohen siç kërkohen sot tamponet.

Dr. Hektor Grazhdani, PhD, mjek në Romë, Itali.

Burimet e informacioneve: Science (ScienceMag), Nature, Axios, NBC, BBC, Conferenza stampa Protezione Civile e Comitato Tecnico-Scientifico.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas