Edhe nëse mendoni se e dini sa i dëmshëm është tymi i cigares për shëndetin, bëni mirë të vazhdoni ta lexoni këtë artikull.
Prej dekadash flitet haptazi sesa i dëmshëm është tymi, jo vetëm për vetë njeriun që pi cigare por edhe për njerëzit që e rrethojnë, për shkak të më shumë se 6 mijë substancave që përmban, nga të cilat 100 janë të klasifikuara si të dëmshme apo potencialisht të dëmshme.
Pavarësisht gjithë tymit të informacionit të vërtetë apo hera-herës të rremë të informacionit në lidhje me këtë çështje, një gjë mbetet: ekzistojnë alternativa përmes të cilave tymi i cigares mund të zhduket përgjithmonë.
Por, cili është në të vërtetë problemi?
Me një fjalë të vetme: problemi është djegia. Cigarja nis të digjet në temperaturën rreth 400 gradë Celcius. Në këtë pikë, cigarja fillon të digjet dhe krijon atë që njihet si dimkroza, gjatë së cilës çlirohen mijëra substanca nga të cilat dhjetëra të dëmshme. Në momentin kur ne e konsiderojme cigaren se po digjet, temperatura e saj arrin në 900 gradë, duke çliruar toksina të tilla si monoksidi i karbonit.
“Njerëzit tymosin prej nikotinës, por vdesin prej katranit”
Thënia e njohur e “babait” të reduktimit të dëmit, Mike Russell, tregon se mund të ketë mënyra më pak të dëmshme përmes së cilave të përcillet nikotina. Shumë njerëz përpiqen të heqin dorë nga cigaret, por periudha e shkëputjes ndodh shpesh të jetë e vështirë, dhe ka raste të shumta kur njerëzit u kthehen cigareve.
Ngrohje, jo djegie
Ajo që duhet të dinë njerëzit që pinë cigare është se nikotina çlirohet edhe në një temperaturë më të ulët, në rreth 250 gradë Celcius. Kështu që sasia e kërkuar e nikotinës mund të përftohet edhe pa djegie dhe pa gjithë substancat e dëmshme që çlirohen nga tymi i cigares. Shpesh e më shpesh, dëgjojmë ekspertë të shëndetit publik të thonë se ka një opsion më të mirë për njerëzit që duan të heqin dorë nga zakonet e tyre të dëmshme, por nuk janë gati të heqin dorë plotësisht nga nikotina.
Përgjigja mund të jetë pikërisht produktet me ngrohje, alternativa më pak të dëmshme të cilat bazohen tek teknologjia e ngrohjes së fijes së duhanit, e cila çliron aerosol dhe jo të dëmshmin tym.
Çfarë është aerosoli?
Është me rëndësi të kuptojmë se, edhe pse tymi hyn në kategorinë e aerosolit, jo çdo aerosol përmban tym. Aerosoli është një kombinim grimcash të lëngshme, të gurta dhe ajri, ndërsa tymi i cigares, nga ana tjetër, përmban, grimca të gurta karboni të cilat nuk gjenden tek aerosoli. Aerosoli që çlirohet me ngrohjen mund të duket i ngjashëm me tymin, por përbërja e tyre është thelbësisht e ndryshme. Produktet pa tym që ngrohin fijen e duhanit në një temperaturë rreth 350 gradë nuk çlirojnë tym por aerosol, duke emetuar 95% më pak substanca të dëmshme në krahasim me cigaret.
Shkenca e ka gjetur një opsion
Në sajë të teknologjisë dhe shkencës, janë zhvilluar alternativa të cilat nuk prodhojnë tym dhe kësisoj, reduktojnë riskun që ai sjell. Këto alternativa përdorin fije duhani me nikotinë, por duke qenë se shkaktari i substancave të dëmshme është pikërisht djegia, eleminimi i procesit të djegies e redukton drastikisht çlirimin e tyre. Gjithashtu duhet vënë në dukje se, nëse këto alternativa bazohen në standarte të rrepta cilësie dhe sigurie, mund të jenë një zëvendësues më i mirë për të rritur të cilët përndryshe do të vazhdonin të pinin cigare.