Sport

Kualifikim me vuajtje i Milanit, befasohen Leverkusen dhe Leicester














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:04 - 25/02/21 |
mapo.al

Milani vuan, por kalon në raundin tjetër të Europa League. Kuqezinjtë barazuan 1-1 me serbët e Crvena Zvezda. Kessie shënoi i pari me penallti, por Fardou Ben barazoi që në pjesën e parë dhe në disa raste miqtë iu afruan golit të epërsisë.






Edhe Milani pati rastet e veta, por nuk shënoi dot. Me shifrat 1-1 kaloi tutje, falë golave në fushë kundërshtare në ndeshjen e parë. Manchester United kaloi më tej, pasi barazoi 0-0 me Real Sociedad.




Tutje shkojnë edhe Dinamo Kyiv dhe Dinamo Zagreb, kurse surprizat janë Young Boys dhe Slavia Prague. Zviceranët eliminuan gjermanët e Bayer Leverkusen, kurse çekët anglezët e Leicester. PSV u mundua të përmbyste grekët e Olympiacos, por pa sukses.


EUROPA LEAGUE – 1/16-ta e finaleve
E enjte, më 25 shkurt, ora 21:00
MILAN-Crvena Zvezda 1-1 (2-2)
Shënues: Kessie (pen.) 8’ / Fardou Ben 24’
ROMA-Braga 3-1 (2-0)
Shënues: Dzeko 24’, Perez 75’, Mayoral 91’ / Cristante (aut.) 88’
Bayer Leverkusen-YOUNG BOYS 0-2 (3-4)
Shënues: Siebatcheu 48’, Fassnacht 86’
Club Brugge-DYN. KYIV 0-1 (1-1)
Shënues: Buyalskyy 83’


D. ZAGREB-Krasnodar 1-0 (3-2)
Shënues: Orsic 31’
Leicester-SLAVIA PRAGUE 0-2 (0-0)
Shënues: Provod 49’, Sima 79’
MANCHESTER UNITED-Real Sociedad 0-0 (4-0)
PSV-OLYMPIACOS 2-1 (2-4)
Shënues: Zahavi 23’, 44’ / Koka 88’

1


Etiketa: ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas