Aktualitet

Kualifikohen Barça dhe Juve, të mëdhatë “bëjnë ligjin”








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:10 - 24/11/20 |
mapo.al

Juventusi shmang në kohën shtesë surprizën e hidhur ndaj Ferencvarosit në raundin e katërt të ndeshjeve në grupe të Championsit dhe arrin të kualifikohet në fazën tjetër falë suksesit 2-1 në Torino.



“Bardhezinjtë” fituan me përmbysje ndaj kampionëve të Hungarisë, që ëndërruan deri në sekondat e fundit se mund të merrnin pikë në këtë transfertë falë golit të Myrto Uzunit në minutën e 19-të. Në pjesën e parë “Zonja e Vjetër” arriti të barazonte me Cristiano Ronaldon, ndërsa në shtesë Alvaro Morata realizoi golin e fitores dhe të çlirimit të madh për Andrea Pirlon.


Siguron kualifikimin në Grupin G edhe Barcelona, që ia doli të mposhtte thellë 0-4 Dinamon e Kievit, edhe pse udhëtoi drejt Ukrainës pa Lionel Messin dhe de Jong (pa harruar tre të dëmtuarit e fundit: Pique, Sergi Roberto dhe Dembele).




Për “blaugranat” spikati me dygolësh Braithwaite (një gol me 11-metërsh), ndërsa dy finalizimet e tjera kanë për autorë Dest, që realizoi golin e parë me fanellën e Barçës, dhe Griezmann.



Në Grupin H ndizet gara për dy vendet e para. Manchester United bëri detyrën në “Old Trafford” përballë Basaksehirit, duke fituar 4-1. Në pjesën e parë Bruno Fernandes realizoi dy herë, ndërsa Rashford shndërroi në gol një 11-metërsh, ndërsa golin e nderit për turqit e shënoi Turuc.


Në minutat shtesë kishte kohë edhe për një gol të katërt për “Djajtë e kuq”, që u shënua nga James. Po në këtë grup, PSG fitoi minimalisht (1-0) ndaj Leipzigut me gol të Neymarit me penallti, duke i marrë vendin e dytë skuadrës gjermane falë golit në fushën kundërshtare (PSG dhe Leipzig kanë nga 6 pikë).

Nuk pati surpriza as në Grpin C, ku fituan si Dortmundi ashtu edhe Lazio. Verdhezinjtë triumfuan thellë 3-0 ndaj Club Brugge me dy gola të Haaland dhe finalizimin e Sanchos, ndërsa Lazio iu imponua 3-1 Zenitit. Immobile spikati sërish me dy gola, ndërsa mes finalizimeve të tij shënoi edhe Parolo. Golin e nderit për Krasnodarin e realizoi Dzyuba.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas