Ka përfunduar sfida mes Armenisë dhe Italisë, ku “Azzurot” triumfuan me rezultatin 1-3. Miqtë ishin dominues gjatë gjithë takimit, megjithëse u deshën minutat e fundit që të vendosej vula e fitores.
Vendasit ishin të parët që kaluan në avantazh në minutën 11’. Shija e golit do të zgjaste shumë pak për armenët, pasi në të 28’, Andrea Belotti barazoi shifrat në 1-1. Në fund të pjesës së parë vendasit mbetën me 1 lojtar më pak, pasi autori i golit Karapetian u ndëshkua me karton të kuq.
Italianët ndërtuan disa aksione për gol, por në vështirësi për të shënuar. Zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën 78’ me Lorenzo Pellegrini dhe 2 minuta më vonë një ‘own goal’ në portën armene.
Italia ndodhet në vendin e parë në grup me 15 pikë pas 5 ndeshjeve, e ndjekur nga Finlanda me 9 pikë në 4 ndeshje.