Një 55-vjeçar është vetëvrarë me armë zjarri në Kuçovë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, në lagjen “11 Janari”.
Viktima është Qemal Kafazi, i cili ishte jetonte në Greqi. Ai ishte divorcuar atje nga gruaja me të cilën kishte dy fëmijë.
55 vjeçari sapo ishte kthyer nga Greqia, duke u vetëvrarë me armë gjahu.
Në momentin e ngjarjes, ai ka qenë vetëm në banesë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.