Aktualitet

Kufiri detar, Athina: Zgjidhje të shpejtë, Shqipërisë i intereson për BE-në








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:25 - 11/10/20 |
mapo.al

Ministri i Jashtëm në detyrë i Greqisë, Nikos Dendias shpreson që çështja e kufirit detar me Shqipërinë të zgjidhet sa më shpejt.


Në një intervistë për mediet greke ai tha se marrëveshja e vitit 2009 nuk pati zhvillime sa i takon kësaj çështjeje.


Kështu dëshirojmë edhe me Shqipërinë të zgjidhim këtë çështje të prapambetur sa më shpejt të jetë e mundur.



Siç deklarova pak kohë më parë në parlament, në debatin për ratifikimin e marrëveshjeve të demarkacionit detar me Italinë dhe Egjiptin, shpresoj që hapi tjetër të jetë nënshkrimi i një marrëveshje me Shqipërinë. Më lejoni t’ju kujtoj se ne kishim nënshkruar një marrëveshje në 2009, por që nuk pati zhvillim për arsyet e njohura“, tha ai.


Diplomati grek thekson si të rëndësishme, në kontekstin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë mbylljen e të gjitha çështjeve të hapura.

Lexo edhe :  Shqipëria fiton tre pozicione në renditjen e FIFA-s, por s'e ndihmon për Botërorin


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas