Aktualitet

Kufiri detar me Greqinë, shoqëria civile kërkon referendum








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:16 - 04/11/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama vendosi pak javë më parë, pa konsultim me asnjë faktor institucional në vend, që çështjen e kufirit detar me Greqinë ta përcaktojë Gjykata Ndërkombëtare. Një hap i tillë i qeverisë cilësohet nga ekspertë të së drejtës dhe diplomat, si një gabim strategjik i Shqipërisë.



Për këtë arsye, përfaqësues të shoqërisë civile të mbledhur sot në një konferencë, deklaruan se do t’i dorëzojnë Presidentit, Parlamentit dhe Kryeministrit një kërkesë për referendum në lidhje çështjen e kufirit detar me Greqinë.


Ambientalisti, Sazan Guri, moderoi një konferencë me ekspertë të fushës në Tiranë, të cilët u shprehën se Shqipëria nuk është e përgatitur për tu përballur me Greqinë në Gjykatën e Strasburgut. Specialistë të fushës dhe ish-drejtues të Forcës Detare thanë se në negociatat me Greqinë është lënë në harresë kujtesa historike.



“Do të prodhojmë në një nivel rezolute për t’iu drejtuar më pas presidentit, kryeministrit, kuvendit, opozitës dhe vetë popullit për mundësinë e të shprehurit për këtë çështje me referendum specifik, vota e të cilit do të quhet votë sovrani për aq kohë se asnjë nga klasa politike nuk ka këllqe ose janë shumë të vegjël për të mbajtur përgjegjësi kaq të mëdha”,- tha Sazan Guri.



Ai shtoi se është kërkuar bashkëpunim me institucionet shtetërore dhe shkencore për një ekspertizë. “Kemi kërkuar bashkëpunime të ndryshme me Akademinë e Shkencave por ajo vuan të njëjtën sëmundje bunkerizuese si shteti. Kemi bërë kontakte me gjithë spektrin teknik që nga kuadri juridik deri te ai topografik duke përfshirë brenda historikun, konstatojmë se palët janë goxha të interesuara për të arritur një konkluzion që ne të mos nxitohemi për të shkuar në Hagë sepse jemi të papërgatitur. Ky grup ka aftësi teknike dhe profesionale të pafundme që mund të krijojnë një grup kaq serioz sa mund të debatojë me palën greke në mënyrë shkencore dhe historike”,- deklaroi Sazan Guri.


1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas