Gjermania do të zgjasë izolimin kombëtar deri në datën 31 janar.
16 shtetet federale kanë rënë dakord për ndryshimin e datës për të frenuar përhapjen e pandemisë së koronavirusit.
Kryeministrat e shtetit dhe kancelarja Angela Merkel do të takohen ditën e martë për të diskutuar mbi izolimin aktual.
Kufizimet e vendosura që nga 16 dhjetori 2020, duhet të përfundonin më 10 janar. Megjithatë, duket se nuk ka pasur rezultat. Javën e kaluar, Gjermania raportoi një numër rekord të vdekjeve ditore, mbi 1.000 persona. /DW