Aktualitet

Kufoma e dekompozuar në det, policia: Nuk ka shenja dhune






               Publikuar në : 15:17 - 18/08/19 |
mapo.al

Afro 9 orë pas gjetjes së një kufome në Durrës, policia thotë se ende nuk është bërë identifikimi. Sakaq, sqaron se nuk dyshohet për vrasje pasi nuk janë gjetur shenja dhune. Po kështu policia hedh poshtë informacionet që rrodhën në media se trupi i pajetë ishte i mbështjellë me leter natriban.


Njoftimi i policisë së Durrësit, i orës 15:15

Më datë 18.08.2019, në orët e para të mëngjesit, një peshkarexhë që kishte dalë për gjueti, rreth 4 milje larg Durrësit duke ngritur rrjetat dhe ka konstatuar në rrjeta një trup të pajetë të seksit mashkull.

Kufoma është transportuar në morgun e spitalit për ekspertizë mjeko-ligjore.
Nga ekspertiza e jashtme, trupi nuk ka qenë i lidhur apo i mbështjellë. Nga kqyrja nuk janë evidentuar shenja dhune apo dëmtime të ndonjë natyre tjetër.

Trupi ishte i veshur me rroba, i janë evidentuar gjithë gjymtyrët, por është dekompozuar për shkak të lagështisë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon hetimet për identifikimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Etiketa: ,

Pas