Një pjatë porcelani e cila ndodhet në dyqanet “Jumbo”, nuk duhet të përdoret pasi është e rrezikshme. Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, bën apel për të gjithë qytetarët që të mos blejnë këtë produkt, pasi ka përmbajtje të lartë plumbi.
“Pjatë prej porcelani për përdorim të përditshëm”, i cili pas kontrollit laboratorik të kryer nga ana e autoriteteve të ushqimit , Qipro, ka rezultuar se paraqet nivel të migrimit të plumbit mbi kufirin e lejuar, duke paraqitur risk serioz me ndikim në shëndetin e njeriut“, – thotë Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut.
Njoftimi
Njoftimi i kategorisë ALERT ndërkombëtar , në portalin RASFF (RAPID ALERT SYSTEM FOR FOOD AND FEED) me numër notifikimi 398975, për produktin “Pjatë prej porcelani për përdorim të përditshëm”, i cili pas kontrollit laboratorik të kryer nga ana e autoriteteve të ushqimit , Qipro, ka rezultuar se paraqet nivel të migrimit të plumbit mbi kufirin e lejuar, duke paraqitur risk serioz me ndikim në shëndetin e njeriut.
PËRSHKRIMI I PRODUKTIT:
Emri i produktit: Pjatë prej porcelani për përdorim të përditshëm
Emri i produktit në etiketë: Plate for Daily use-Porcelain
Numri i artikullit: DFB-075
Numri i LOT: 16HKF7
Pamja e jashtme e produktit: 19 cm Ø
Kategoria e produktit: MATERIAL NË KONTAKT ME USHQIMIN
Barkodi: 0470095000030
KUJDES!!!!
Konsumatorët që kanë blerë këtë produkt nuk duhet ta përdorin pasi është i rrezikshëm dhe ta kthejnë pranë pikës së shitjes ku e kanë blerë.
Sakaq edhe vetë rrjeti i dyqaneve “Jumbo” ka bërë një njoftim ku thotë:
“Ju informojmë se produkti në foto (gotë me barcod 0470095000030) nuk do të tregtohet në vijim në asnjë nga dyqanet JUMBO.
Ju lutemi nëse keni blerë produktin si më lart të mos e përdorni, por ta ktheni në secilin prej dyqaneve JUMBO dhe do rimbursoheni automatikisht”.