Goditja në tru shkaktohet nga ndërprerja e qarkullimit të gjakut në tru. Për fat të keq, kjo është arsyeja e katërt më e madhe e vdekjeve tek të rriturit.
Kur ndodh goditja, qelizat e trurit në zonën e caktuar fillojnë të vdesin pasi mbeten pa oksigjen dhe lëndë ushqyese, për të cilat kanë nevojë për të funksionuar. Më të rrezikuarit nga kjo sëmundje janë njerëzit që kanë probleme me zemrën dhe qarkullimin e gjakut.
Për këta të sëmurë, mjekët rekomandojnë që të evitohet sa më shumë: Ekspozimi ndaj diellit, sidomos në orët më të nxehta të ditës; temperaturat e larta bëhen shkak për rritjen e presionit të gjakut.
Faktorët kryesorë që ndikojnë në avancimin e kësaj sëmundjeje kaq të rrezikshme te grate janë: pilulat kontraceptive; pirja e duhanit; mbipesha dhe migrena.
Nëse këta katër faktorë do të bashkoheshin së bashku, rreziku për një iktus l do të ishte i dyfishtë dhe shumë i rrezikshëm për jetën, aq sa mund të themi vdekjeprurës.