Horoskopi

Kujdes me paratë! Sot mund të keni debate/ Horoskopi ditor





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:35 - 27/05/20 |
mapo.al

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë.


Dashi
Gjatë kësaj periudhe do të keni shumë energji, por bëni kujdes me paratë, pasi mund të keni projekte që do të ngjallin debate. Mundohuni që të mos shkatërroni miqësitë. Në punë dhe në sferën financiare mund të ketë probleme.


Demi
Në dashuri duhet kujdes dhe vëmendje, pasi kjo është një periudhë e veçantë. Puna do të jetë në qendër të shqetësimeve tuaja dhe kjo gjë ju bën nervoz, duke ndikuar negativisht në raport me të tjerët. Në punë, nuk do të merrni atë që mendonit, ndaj duhet të rimendoni projektet tuaja.


Binjakët
Emocionet do të dominojnë gjatë kësaj dite, në sajë të ndikimit të favorshëm të Hënës. Kush punon në një aktivitet të vetin, do të ketë mundësi rikuperimi. Lodhja do të nisë që të ndihet, ndaj mundohuni që të merrni një periudhë pushim.


Gaforrja
Në dashuri është momenti për të folur, për të shprehur ndjenjat apo për të zgjidhur një problem. Bëni mirë që të mos acaroheni shumë. Kjo e mërkurë do të jetë një ditë mjaft e rëndësishme për punën. Ka ndryshime dhe vendime të cilat duhen marrë. Mbani parasysh që të reflektoni, para se të bëni një zgjedhje.

Luani
Ndikimi i Hënës në shenjën tuaj, e bën këtë ditë mjaft interesante për dashurinë. Keni forcë dhe energji, ndaj lëreni veten të përfshiheni nga emocionet.

Virgjëresha
Jeni në kërkim të sigurive. Në dashuri, problemet e punës, kanë pasur një ndikim negativ. Mundohuni që të gjeni pak më shumë kohë për të pushuar dhe relaksuar.

Peshorja
Në dashuri do të ketë përmirësim. Raportet prind-fëmijë mund të jenë të komplikuara. Puna do të ecë mjaft mirë, ku do të keni stimuj të rinj dhe do të merrni kënaqësi.

Akrepi
Ndonjë pasiguri në dashuri, mund t’iu shkaktojë probleme, ndaj mundohuni që të mos e teproni dhe të mos e vendosni në krizë raportin në çift. Ky është momenti për të menduar për të ardhmen.

Shigjetari
Fundi i muajit kërkon më shumë vëmendje në dashuri. Raporti në çift do të jetë më i fortë dhe projektet më të favorizuara.

Bricjapi
Dashuria është në fazë përmirësimi, ku gjërat do të ecin gjithnjë e më mirë. Edhe takimet e reja do të jenë mjaft pozitive. Në punë, mundohuni që të mos i zmadhoni gjërat, pasi nuk do të vonojë faza e rikuperimit.

Ujori
Ndikimi i kundërt i Hënës mund të krijojë shqetësim. Jeni të tensionuar dhe nervoz, ndaj do bënit mirë që të shtyni disa angazhime. Në sferën financiare duhet kujdes, pasi mund të ketë humbje.

Peshqit
Ky është momenti për të rikuperuar një histori, të cilën e keni përzemër. Bëni kujdes, pasi disa situata do ju shqetësojnë. Do të keni dëshirë që të riktheheni në lojë, pas një periudhe të komplikuar në punë.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas